Nuk kishte se si të shkontë më keq sezoni për Arlind Ajetin. Pas vetëm 4 ndeshjesh të luajtura me Torinon në Serinë A, mbrojtësi shqiptar ka pësuar një tjetër dëmtim pikërish në çastin kur i nevojitej më tepër skuadrës.

Ajeti ka probleme në pulpën e këmbës së djathtë, dëmtim i cili do ta mbajë jashtë fushave të lojës për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Kievos. Ashtu si në fillimin e sezonit ku mbrojtësi shqiptar pësoi një dëmtim të rëndë, ashtu ka ndodhur edhe tani teksa trajneri Mihajloviç e kishte programuar si titullar kërë fundjavë.

Por, tani që Ajeti është dëmtuar trajneri serb duhet të bëjë pa shërbimet e tij duke patur plot 4 mungesa në prapavijë. Duket se sezoni i parë te Torino ka qenë një “mallkim” për Arlind Ajetin, i cili është kthyer në një lojtar stoli kue dhe dëmtimet e kanë penalizuar shumë.

Share: