Është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Europës. Mançester Junajtid, favoriti i madh për fitimin e trofeut, është vendosur përballë Selta Vigos, me ndeshjen e vajtjes që do të luhet në Spanjë.

Ajaksi, klubi i vetëm në garë që e ka fituar më parë Kupën UEFA, do të ndeshet me Lionin, me vajtjen që do të luhet në Holandë.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 4 maj dhe të kthimit më 11 maj. Finalja do të zhvillohet në Stokholm, më 24 maj.

Share: