Jonghong Li premtoi surpriza, Marko Fasone deklaroi se ka në shënjestër 3 emra të mëdhenj për sulmin, nga të cilët njëri pritet të vishet kuqezi.

Tani Gazzetta dello Sport raporton se “bomba” e Milanit është Alvaro Morata, një ndër 3 yjet që përmendi sot Fasone.

Ndonëse pistat Obamejang e Beloti mbeten të hapura, Milani nxiton dhe nuk ka kohë të presë uljen e çmimit nga Dortmundi e Torinoja.

Morata kërkon të ndryshojë ambient, pasi te Reali nuk konsiderohet titullar, ndaj Reali është gati ta shesë. Problemi? Madrilenët kërkojnë 90 milionë euro.

Milani nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare, por tashmë sinjalet që vijnë nga përfaqësuesit e Moratas janë vërtet interesante, sepse spanjolli pas triumfit në Champions League deklaroi se do të qëndronte në Madrid dhe se në Itali ishte tepër i lidhur me Juventusin. Tani që nuk po konkretizohen ofertat nga Anglia, Morata duket se është bindur për një kalim te Milani, natyrisht duke parë transformimin e Milanit në muajin e fundit.

Tags: ,
Share: