Tirana nën drejtimin e brazilianit Ze Maria njeh vetëm fitore në ndeshjet zyrtare, përjashto përballjet në Europë kundër Makabit të Tel Avivit, rival dukshëm superior ndaj 24-herë kampionëve të vendit.

Ditën e djeshme bardheblutë kanë siguruar kualifikimin në turin e dytë të Kupës s Shqipërisë, pasi mundën Besën me rezultatin 2-0 me dygolëshin e Majkëll Ngoo.

Gjithsesi veç lajmeve të mira ka edhe një shqetësim, pasi mesfushori Hardi Binguila ka pësuar një dëmtim dhe do duhet të bëjë vizitat mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit.

“Në vazhdim do të kryejmë një rezonancë për të parë gjendjen e tij. Shpresoj të mos jetë diçka e rëndë, pasi ishte një lojtar që po përfshihej me grupin. Megjithatë, të presim përgjigjet e rezonancës”, tha Ze Maria pas ndeshjes me Besën në “Skënder Halili”.

Share: