Tifozët e Çelsit janë shumë të sigurt për largimin e Kontes dhe ardhjen e Luis Enrikes në Londër. Flitet se Enrike mund të marrë me vete edhe sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez. Në rast se tekniku spanjoll pranon të drejtojë Çelsin, atëherë presidenti Abramoviç duhet t’i sigurojë shërbimet e Suarezit në fillim të sezonit të ardhshëm.

Këtë gjë e raportojnë mediat britanike dhe mësohet se ky fakt është një kusht i teknikut spanjoll kundrejt presidentin Abramoviç. Enrike e ka drejtuar Suarezin gjatë kohës kur ai ishte trajneri i Barcelonës, duke fituar shumë trofe së bashku. Enrike dhe Suarez kanë marrëdhenie të mira me njëri-tjetrin dhe sulmuesi uruguaian mund të lërë katalanasit për t’u rikthyer në Premier Ligë, kësaj radhe jo tek Liverpuli, por tek Çelsi.

22

Gjithsesi, asgjë nuk është konkrete deri më tani, ndërsa për momentin trajner i Çelsit vazhdon të jetë “i dështuari” Konte.

Share: