Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, Luis Enrike nuk kishte kritika për lojtarët e tij. Humbja në ndeshjen e parë ndaj Juventusit 3-0 barazimi me rrjeta të paprekura në ndeshjen e kthimit e lanë Barcelonën jasht Ligës së Kampionëve, teksa trajneri katalanas u shpreh se skuadra e tij bëri gjithçka por nuk kishte as fatin me vete.

Enrike gjithashtu deklaroi se nga përballja me Juventusin nuk do ta harrojë gjithë jetën pjesën e parë në ndeshjen e luajtur në Torino, ku sipas tij ekipi ka zhvilluar ndeshjen më të keqe.

Krijuam raste të shumta, nuk ia dolëm të shënonim. Më vjen keq, por lumturohem për sjelljen e lojtarëve dhe të tifozerisë. Do ishte më e drejtë nëse fitonim.”

“Është logjike që kur kërkon të luash një ndeshje me ritëm shumë të lartë, krijohen situata të rrezikshme, por çuditërisht nuk e gjetëm fare kuadratin. Ishte një ndeshje e pafat, nuk isha nata jonë, edhe pse lojtarët dhanë gjithçka. Topi nuk donte të hynte.”

“Nuk di ta përkufizoj këtë edicion në Champions me një fjalë. Në Torino luajtëm shumë keq në pjesën e parë dhe aty u eliminuam. Do ta kujtoj gjithmonë atë pjesë të parë në Torino, për shekuj të shekujve”.

“Kemi ende shanse në kampionat, do të luftojmë deri në fund. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi, kjo natë më bën krenar. Juventusi e meritoi kualifikimin e i bëj urimet e mia, tani duhet të përqendrohemi te kompeticionet që na mbeten”.

Share: