Kategoria e Dytë vijon garimin dhe sot janë luajtur tre ndeshje, dy në grupin A dhe një te B-ja. Njëri takim ka përfunduar në barazim pa gola dhe bëhet fjalë për përballjen derbi mes Tiranës dhe Internacional Tiranës.

Bardheblutë s’ia kanë dalë të shënojnë në takimin e luajtur në “Skënder Halili” dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë, me Internacionalin që renditet në vendin e tretë me 14 pikë.

Veleçiku ka parakaluar Vorën duke marrë kreun, pasi ka mposhtur 1-4 Spartakun në kryeqytet. Në grupin B luhej për kreun dhe Elbasani ka triumfuar.

Verdheblutë shënuan në shtesën e pjesës së parë me penallti, teksa portieri Kotorri u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërkohë Toçka mbylli llogaritë me golin e tij dhjetë minuta para përfundimit të takimit.

Tashmë Elbasani është i pari me 17 pikë, me Orikumin që ka dy pikë më pas.

Grupi A
Spartak Tr. – Veleçiku 1-4
Shënues: Sejdini 23’ / Pelingu 43’, Ujka 49’, D. Çokaj 75’, Popaj 83’
Tirana B – Internacional 0-     0

Grupi B
Elbasani – Orikumi 2 – 0
Shënues: Kotorri 45’+1 (pen.), Toçka 79’

Share: