Elbasani ka bërë një hap fals në shtëpi, pasi ka barazuar në shtëpi me Apoloninë me rezultatin 2-2 dhe çështja e mbijetesës mbetet e komplikuar.

Miqtë shënuan të parët me anë të Hysenshahaj, por ky avantazh nuk zgjati shumë, pasi Zisi, i huazuar nga Bylisi, barazoi për vendasit, të cilët arritën të shënonin edhe një gol tjetër me Lutën në fundin e pjesës së parë.

U duk se gjithçka u fut në rrugën e duhur për Elbasanin, që e kishte detyrim fitoren, por Apolonia nuk hapi rrugë dhe në stadiumin e boshatisur të Elbasanit arriti të gjente golin e barazimit në fundin e takimit, me Uzunin, i cili shkon në kuoptën e 13 golave, duke u konfirmuar si një ndër futbollistët më interesantë të Kategorisë së Parë këtë sezon.

Me këtë barazim, Elbasani mbetet i parafundit, që do të thotë ndeshje shtesë për mbijetesën, gjithnjë nëse Sopoti nuk rizgjohet, sepse nesër në teori luan kundër Turbinës, edhe pse lojtarët e klubit nga Librazhdi kanë deklaruar bojkot, për shkak të pagave të prapambetura.

wwwwwwewewe

Share: