Kaleb Ekuban nuk e ka nisur ashtu siç duhet eksperiencën e tij tek Lids, ku edhe pse ka shënuar një gol në Kupë, por në dy ndeshjet e kampionatit ka qënë në stol.
Në një intervistë për “Yorkshireeveningpost.co.uk”, ish-sulmuesi i Partizanit është shprehur se ka nevojë për pak kohë dersa të ambjentohet me klimën angleze.

“Humori im varet nga moti dhe këtu në Angli ka shumë shi.

Kam hedhur një hap të madh, tani duhet ta marr me qetësi procesin e ambientimit. Të shohim nëse mund ta hedh atë hap. Vitin e shkuar luajtëm në Champions League me Partizanin, u paraqitëm mirë, por rivalët ishin tepër të fortë. Mësova diçka nga ato ndeshje. Kur e ke topin, duhet ta ruash në çdo mënyrë dhe të bësh të njëjtën gjë në çdo zonë të fushës. Një top i humbur mund të kthehet shumë shpejt në një gol të pësuar. Kjo ishte ajo që mësova. Duhet të bëj të njëjtën gjë këtu, sepse mbrojtësit në Championship janë super, nuk të japin shanse dhe po mundohem të mësoj”, ka deklaruar Ekuban.

Share: