Egnatia dhe Apolonia e kanë shfrytëzuar ndalimin e kampionatit për të zhvilluar në ndeshje miqësore që u ka shërbyer lojtarëve dhe trajnerëve Gjonaj e Kashami për të parë gjendjen e ekipeve respektive.

Rrogozhinasit kanë aktivizuar në ndeshjen e sotme miqësore edhe lojtarët nigerianë që kanë mbërritur dje, madje ata kanë spikatur me lojën e tyre.

Ndeshja është zhbllokuar që në pjesën e parë, kur Mateo Hasa shënoi për Egnatian. 1-0 u mbyllën 45 minutat e para, ndërsa në të dytën ishin Vogli dhe Gjoka që mbyllën llogaritë e këtij takimi me golat e realizuar.

Miqësore – E shtunë, më 7 tetor

Egnatia – Apolonia 3-0
Shënues: Hasa, Vogli , Gjoka.

Share: