Shqipëria dhe Kosova ngjasojnë shumë kudo, madje edhe në futboll. Pasi edhe në Kosovë, ashtu si në Shqipëri ndodhin gabime arbitrare, që në shumë raste janë të paragjykuara.

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme të Kupës së Kosovës mes Trepça ’89 dhe Llapit, që solli kualifikimin e këtyre të fundit, skuadra kampione në fuqi në Kosovë kopjon atë shqiptare. Nëse javën e shkuar ishte Kukësi, që pas ndeshjes me Kamzën akuzonte fort gjyqtarin Enea Jorgji, një situatë e ngjashme ndodh edhe në Kosovë.

Klubi mitrovicas akuzon gjyqtarin e ndeshjes së sotme, Genc Nuza bashkë me ndihmësit e tij, Fatlum Berishaj dhe Bujar Selimaj, nëpërmjet në komunikate zyrtare për shtyp, e postuar edhe në faqen e tyre në facebook.

‘’Këta gjyqtarë nuk e meritojnë të përfaqësojnë futbollin e Kosovës  në arenën ndërkombëtare. Trepça ’89 dyshon se kjo treshe është korruptuar nha persona të caktuar’’ – shkruhet ndër të tjera në këtë deklaratë.

Po ashtu, ata i kërkojnë FFK-së ndjekjen e hapave të mëtejshme për të ndalur këto gjykime të dobëta dhe tendecioze në Kosovë.

Sa për analogji me rastin e Kukësit, edhe Nuza, ashtu si Jorgji është gjyqtar ndërkombëtar dhe cilësohet, si një ndër më të mirët në Kosovë.

Më poshtë në foto gjeni edhe deklaratën e plotë të KF Trepça ’89:

27867671_980071518807238_3475615111168296225_n

Share: