Milanistët janë të shumtë kudo, edhe në Shqipëri, ku prej pesë vitesh ata kanë edhe një grup zyrtar të regjistruar pranë AIMC.

“Milan Club Albania” kanë bërë edhe njoftimin zyrtar në lidhje me anëtarësimet për sezonin e ri 2017-2018, teksa gjithçka do të nisë në datën 7 korrik prej orës 20:00. (Kliko këtu për detajet)

Është përcaktuar edhe vendtakimi, konkretisht tek Reja, krah pedonales. “Milan Club Albania” ka programuat që sezonin e ardhshëm të bëhen të paktën dy udhëtime drejt Italisë për të ndjekur Milanin në ndeshje, por jo vetëm, pasi më parë janë takuar edhe me futbollistë të ndryshëm.

Anëtarësimi kushton 1000 lekë të reja, sikurse thuhet në njoftim, ndërkohë që përfitohet karta e anëtarësisë, foto dhe një çantë me simbolet e Milanit.

Vendtakimi ku do të bëhen anëtarësimet
Vendtakimi ku do të bëhen anëtarësimet
Share: