Katër gola të pësuar ndaj Skënderbeut, shtatë në total në dy ndeshjet e parë të këtij viti, janë një tregues se diçka nuk shkon te Vllaznia. Në Shkodër kërkojnë kohë, pasi kalendari u kishte vënë përballë ekipe si kampionët në fuqi dhe kryesuesit e kampionatit.

Për ndeshjen e radhës në Lushnje do të rikthehet Nuredin Orelesi, i cili ishte i pezulluar me kartonë dhe mungoi ndaj ish-skuadrës së tij.

Por ka një tjetër lojtar që shqetëson trajnerin Ernest Gjoka. Është mesfushori Arlind Kalaja, i cili ndaj korçarëve e nisi si titullar, por është dëmtuar. Mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit.

kalaja

Share: