Rënia e Elbasanit në Kategorinë e Dytë ishte padyshim lajmi më i keq i ditës së djeshme në futbollin shqiptar. Një skuadër që më parë fitonte titullin kampion, sot luan në një kategori inferiore në futbollin tonë, por në qytetin e Elbasanit kjo gjë është përjetuar shumë keq.

Gazetari elbasanas, Alban Shingjergji, i cili drejton prej vitesh një emision sportiv në televizionin lojal “Best Channel” në momentin që ka dhënë lajmin për këtë çështje, e ka përjetuar shumë keq emocionalisht, duke mos ditur se çfarë të flasë në mes të emisionit sportiv.

Një situatë emocionale kjo, duke parë faktin që futbolli në qytetin e Elbasanit është shumë popullor dhe të gjithë janë të dhënë pas tij.

Për më tepër ndiqni videon

 

Share: