Partizani fitoi dje në miqësoren me maqedonasit e Pelisterit, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Mark Juliano është shfaqur para medieve dhe ka folur për këtë takim, që u ka shërbyer të kuqve si një parapërgatitje për ndeshjen me Teutën të enjten.

Në fund italiani është “ngacmuar” edhe për deklaratën e Starovës pas barazimit me Lushnjen, ku e cilësoi Julianon si të paaftë dhe se kishin dështuar në afrimin e lojtarë.

Shpërthimi i Starovës: Moxhi ka sjellë mbeturina, Juliano i paaftë!

“Kush është ky? Këshilltari Starova? Çfarë ka thënë? Se trajneri nuk bën? Më falni, çfarë ka bërë ai? Ka fituar kampionatin në vitin 1993. Aaa, çerek shekulli më parë. Unë pas tij kam fituar Ligën e Kampioneve dhe kampionate. Duhet të ia thoni këto atij”, deklaroi ndër të tjera Juliano për shtypin e shkruar sportiv.

Share: