Është hedhur shorti që i ndan skuadrat në tre grupe dhe Kukësi ka mësuar kundërshtarët e mundshëm dhe ato janë mjaft të fortë.

Dihej që në fillim se për ta do të ketë përballje “ferri”, por në orën 12:00 do të mësohet rivali i verilindorëve.  Sa i takon kundërshtarëve të mundshëm, ato janë Kopenhageni, kampionia e Danimarkës, Rijeka, Bate Borisov, Astana, moldavët e Sherif Tiraspol dhe izraelitët e Hapoel Bir-Sheva.

Kuksianët sigurisht që do donin ta shmangnin Astanën e Azdren Llullakut, pasi një udhëtim deri në Kazakistan do ishte dërrmues.

Share: