Kategoria e Parë rikthehet të shtunën, teksa do të zhvillohen shumica e takimeve, me përjashtim të Besa – Erzeni, që luhet të dielën prej orës 14:00 dhe transmetohet në RTSH.

Në grupin A luhen disa sfida interesante, me Kastriotin që do të kërkojë të marrë maksimumin edhe në Pukë, në transfertën e tretë këtë sezon, teksa më parë kanë fituar në Burrel dhe në Shkodër.

Besëlidhja pret Burrelin në shtëpi, ndërkohë që Korabi në Peshkopi përballet me Vllazninë B.

Dinamo ka një ndeshje të vështirë, por blutë janë të mobilizuar për të marrë pikët e plota në Pezë-Helmës ndaj Egnatias. Të gjitha ndeshjet luhen prej orës 14:30.

Kategoria e Parë – Java 4

Grupi A

Besëlidhja – Burreli

Besa – Erzeni (E diel, ora 14:00)

Korabi – Vllaznia B

Dinamo – Egnatia

Tërbuni – Kastrioti

Tirana luan në Peqin, atje ku bardheblutë fitonin edhe kur Shkumbini luante në Superiore dhe kishte namin e keq. Pogradeci kërkon fitoren e parë dhe do e tentojë në shtëpi ndaj Shënkollit.

Bylisi humbi terren me barazimin e fundit në Cërrik, ndërsa ndaj Ilirisë nuk i falet rezultat tjetër veç fitores. Tomori dhe Apolonia duan rikthimin te tri pikët, por nuk do e kenë të lehtë.

Beratasit shkojnë në Cërrik, ku Turbina është e motivuar për të fituar kësaj here në shtëpi, ndërsa fierakët luajnë në Kuçovë me Naftëtarin.

Grupi B

Shkumbini – Tirana (Ora 14:00)

Turbina – Tomori

Pogradeci – Shënkolli

Naftëtari – Apolonia

Bylis – Iliria

Share: