Korabi që vjet në Superiore kishte një “mal” me probleme. Financat kanë qenë “pika e dobët”, ndërkohë që e njëjta sëmundje është shfaqur edhe sivjet në Kategorinë e Parë.

Një ditë më parë kompania e menaxhimit EFA Agency njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me dibranët, ndërkohë që duket se kjo nuk do të jetë lëvizja e fundit.

Pas ndeshjes me Erzenin, që Korabi e barazoi 1-1 në shtëpi vetë në fund, trajneri Julian Ahmataj është shprehur se do të shohë pozicionin e tij dhe se po mendon dorëheqjen.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Në të Parën janë disa trajnerët e larguar, duke nisur me Bledar Devollin dhe Stavri Nicën nga Bylisi, Santiliano Dulen që u dorëhoq nga Tomori, apo Anteu Pepaj që la Besëlidhjen.

Share: