E Para i rikthehet garës pas dhjetë ditësh, në fundjavë, teksa të gjitha ndeshjet do të luhen në një ditë. FSHF ka vendosur dhe tashmë mbetet të mësohet se cila prej ndeshjeve do të transmetohet në RTSH.

Luhen disa ndeshje të rëndësishme, por dy konsiderohen si kryesfidat e javës.

Besa-Kastrioti dhe Tirana-Apolonia janë ndeshjet që mund të ndryshojnë situatën në garën për vendin e parë. Krutanët synojnë të fitojnë në Kavajë dhe të distancohen edhe më shumë me ndjekësit, ndërsa Tirana nuk ka rrugë tjetër veç fitores me fierakët, që në dy transfertat e fundit në Cërrik dhe Kuçovë kanë fituar. Më poshtë janë listuar gjithë takimet e javës së tetë.

Kategoria e Parë – Java 8

E shtunë, më 18 nëntor, ora 14:00

Grupi A
Besëlidhja – Korabi
Besa – Kastrioti
Erzeni – Vllaznia B
Burreli – Egnatia
Tërbuni – Dinamo

Grupi B
Shkumbini – Pogradeci
Turbina – Iliria
Tomori – Shënkolli
Tirana – Apolonia
Bylisi – Naftëtari

Share: