Të mërkurën ekipet e Kategorisë së Parë ndezin “motorët” me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në fundjavë nis kampionati. Pritet që të përcaktohen datat dhe oraret, ndërkohë që kalendari është përcaktuar prej kohësh dhe rezervon sfida mjaft interesante.

Në grupin A Kastrioti është pretendenti kryesor për t’u ngjitur në Superiore, ndërkohë që mbetet për t’u parë Besëlidhja, Besa e Dinamo. Gjithashtu edhe Erzeni ka pretendime dhe e ka ruajtur grupin nga vjet.

Në grupin B Tirana kërkon ta sigurojë ngjitjen sa më shpejt, ndërsa Bylisi e Tomori do mundohen ta pengojnë. Në fundjavë nis gara, që përfshin disa nga qytetet më të mëdha në vend.

Grupi A
Besëlidhja – Tërbuni
Besa – Dinamo
Erzeni – Korabi
Burreli – Kastrioti
Egnatia – Vllaznia B

Grupi B
Shkumbini – Bylis
Turbina – Naftëtari
Tomori – Pogradeci
Tirana – Iliria
Apolonia – Shënkolli

Share: