Në Kategorinë e parë, gara është më e fortë se kurrë. Në fund të fazës së dytë, pikët iu përgjysmohen të gjitha ekipeve dhe pastaj faza e tretë, aty ka ndahen hesapet. Në grupin A, kryesuesit e Kastriotit udhëtojnë në një trasnfertë të vështirë. Besëlidhja i pret në Lezhë dhe kërkon “kokën” e krutanëve. Transfertë e vështirë dhe për vendin e dytë që mbahet nga Egnatia e Rrogozhinës. Këta të fundit udhëtojnë drejt Shijakut, për t’u përballur me Erzenin vendas. Besa ka një finale të parakohshme në shtëpi me ekipin e dytë të Vllaznisë, ndërsa Dinamo kërkon fitoren, pasi pret Korabin. Ndeshja e fundit është derbi, Tërbuni-Burreli. Sfida zhvillohet në Pukë dhe pritet një ndeshje shumë e fortë. 

Në Grupin B kemi një finale të parakohshme. Bylisi pret Tiranën dhe një fitore vendase do e zbriste diferencën në 4 pikë. Nga ana tjetër, bardheblutë kanë një shans të artë për të prekur Superioren. Një fitore në Ballsh dhe… pothuajse u krye. Sfidë e fortë parashikohet dhe ndeshja e Beratit. Tomori do përplasë brinjët me Apoloninë. Turbina kërkon të reagojë ndaj humbjes së thellë në Fier dhe kërkon fitoren me Shënkollin. E njëjta situatë dhe për Shkumbinin dhe Naftëtarin. Të parët presin miqtë nga Fushë Kruja ndërsa Pogradeci viziton Kuçovën. Vendasit nuk kanë alternativa të tjera përveç fitores.

Kategoria e Parë – Java 16

Grupi A

Erzeni-Egnatia

Besëlidhja-Kastrioti

Dinamo-Korabi

Besa-Vllaznia B

Tërbuni-Burreli

Grupi B

Tomori- Apolonia

Naftëtari-Pogradeci

Turbina-Shënkolli

Bylis -Tirana

Shkumbini-Iliria

Share: