Në futboll jemi mësuar shpesh të shohim surpriza të mëdha, por kjo që vjen nga Spanja është e padëgjuar më parë. Një ekip femrash arrin të fitojë kampionatin e meshkujve, duke i surprizuar të gjithë në opinionin sportiv, jo vetëm në Spanjë.

Kjo është “përralla” e Lleidas, skuadrës së moshave për femrave që merr pjesë në ligat e ulëta në Spanjë, duke i treguar botës se edhe femrat mund të fitojnë me meshkujt edhe në futboll.

Padyshim një gjë historike, e cila zor se do të arrijë të ndodhë përsëri, teksa vajzat e moshës 12-14 vjeçare kanë bërë një sezon të shkëlqyer. 19 ndeshje të fituara nga 22 të luajtura,  duke patur edhe sulmin më të mirë me 93 gola të shënuara dhe mbrojtjen më të “hekurt” me vetëm 25 gola të pësuar.

Padyshim shifra kampionësh këto për një ekip vajzash, për më tepër që luajnë në një kampionat ku skuadrat rivale janë me djem. Ndërkohë, distanca me vendin e dytë është plot 16 pikë, duke treguar qartë forcën e këtij ekipi të vogël spanjoll, por që tani është i famshëm në të gjithe botën për këtë që ka bërë.

Share: