Xhani De Biazi nuk është më një i papunë, në fakt as gjatë kësaj periudhe që ishte larguar nga drejtimi i Shqipërisë nuk ishte i tillë, pasi punonte si komentator.

Tashmë ai do të nisë një aventurë të re në Spanjë, atje ku ai ka drejtuar edhe më parë Levanten. Tekniku italian ka konfirmuar në dy gazetat e përditshme sportive në Shqipëri se ka nënshkruar me Deportivo Alavesh.

De Biazi ishte në bisedime edhe me Federatën Australiane të Futbollit, por tashmë ky kapitull duket i mbyllur. Në fakt dëshira e tij ka qenë të punojë në një Kombëtare.

Share: