Superiorja luajti ndeshjet e javës së pestë ditën e djeshme, ndërkohë që janë përcaktuar edhe ditët e oraret e ndeshjeve të javës së gjashtë.

Të dielën luhet sfida e parë në Korçë, pasi Skënderbeu luan të enjten në Europa League me Partizanin e Beogradit. Bardhekuqtë do të përballen me Lushnjen, ndërkohë të gjitha ndeshjet e tjera do të zhvillohen të hënën, sipas orareve të mëposhtme.

E diel, më 15 tetor
Skënderbeu – Lushnja (ora 17:00)

E hënë, më 16 tetor
Laçi – Flamurtari (ora 14:00)
Kukësi – Teuta (ora 14:00)
Kamza – Vllaznia (ora 14:00)
Partizani – Luftëtari (ora 17:00)

Share: