Kamer Qaka debutoi me Shqipërinë në miqësoren me Turqinë, ndërkohë që aventura e mesfushorit të CSM Poli Iashi po shkon më së miri në kampionatin rumun, çka ka bërë që për të ofertat të jenë të shumta.

Skuadra rumune ka afruar një “xhevahir” dhe tashmë ka edhe një çmim për kartonin e tij. 1 milion euro është shuma që do CSM Poli Iashi, që zotëron 75% të kartonit të mesfushorit.

Vetë drejtues të klubit rumun kanë bërë të ditur për “ProSport.ro” se CSU Krajova dhe Braga po interesohet për Qakën, por jo vetëm ato dy klube, pasi edhe Steaua Kluzhi janë gati të bëjnë ofertën e tyre. Aktualisht mesfushori ka edhe dy vite kontratë me klubin rumun.

Share: