Filip Kutinjo ishte shumë pranë Barcelonës, por Liverpuli nuk e shiti mesfushorin brazilian, pavarësisht ofertës së bërë nga katalanasit. Së fundmi për të ka pasur një interesin edhe nga PSG-ja, që dihet se çfarë force ekonomikë ka, gjë që e demonstroi edhe me blerjen e Nejmar për 230 milionë euro.

Nga Anlia ka lajme të reja, teksa thuhet se ka pasur bisedime mes përfaqësuesit të lojtarit dhe të Barcelonës në fillim të kësaj jave dhe është fiksuar çmimi.

“Mirror” raporton se Liverpuli është gati të heqë dorë nga Kutinjo për vetëm 150 milionë euro, ndërkohë që duhet parë nëse katalanasit janë gati ta paguajnë këtë shumë. Dëshira për ta afruar brazilianin është e madhe, sikurse edhe vetë lojtari e do këtë lëvizje, por tani varet gjithçka te paratë.

Tags:
Share: