Kategoria Superiore ka mbyllur dy javët e para, ndërkohë që ka pasur edhe rezultate surprizë, që paralajmërojnë një kampionat ta paparashikueshëm.

Ditët e diela kanë qenë ato që kanë dhuruar surpriza, pasi janë regjistruar në të dyja javët fitore të ekipeve udhëtuese.

Këtë të diel do të zhvillohen dy ndeshje të Kategorisë Superiore, me Laçin që udhëton drejt Kukësit, ku nuk ka fituar asnjëherë, por vetëm ka arritur të barazojë në të shkuarën, ndërsa Flamurtari luan ndaj Teutës së pamposhtur në dy javët e para. Vlonjatët kanë treguar se dinë të fitojnë në Durrës dhe këtë e kanë bërë edhe sezonin e shkuar.

Java e parë
Lushnja – Vllaznia 0-2
Partizani – Laçi 0-2

Java e dytë
Laçi – Luftëtari 0-1
Vllaznia – Teuta 0-1

Java e tretë
Kukësi – Laçi
Teuta – Flamurtari

Share: