Viti ka nisur me surpriza të mëdha në tenis, sepse turneu Australian Open tashmë ka humbur dy yjet më të mëdhenj.

Që në turin e dytë u eliminua bujshëm Novak Xhokoviç, i cili duket në rënie prej kohësh.

Sot erdhi “bomba”, sepse është eliminuar që në turin e katërt numri 1 i botës, Endi Mërej.

Nuk ndodhte prej vitit 2009 që britaniku të eliminohej që në këtë tur, ndërsa heroi i ditës është numri 50 i botës, gjermani Misha Zverev, fitues në 3 orë e gjysmë, 7-5 5-7 6-2 6-4.

Tags:
Share: