Pritej të transferohej tek Osijeku në Kroaci, por Mervejl Ndokyt ka përfunduar në Spanjë tek Getafe, i cili k vendosur ta blejë zyrtarisht kartonin e tij tek Tirana.

Shuma e ofruar nga spanjollët prej 400 mijë eurosh dhe mbajtja e 10% të kartonit në rast rishitjeje ka bindur drejtuesit bardheblu për ta shitur tek Getafe dhe jo tek Osijeku.

Paraqitjet fantastike që bëri afrikani në sezonin e kaluar tek Tirana i cili në 29 ndeshje dhe 5 gola në kampionat, por edhe paraqitja dinjitoze që bëri ndaj Makabi Tel-Aviv bindi spanjollët që ta transferonjë.

Share: