Kosova ka mbetur pa trajner, pasi Albert Bunjaki u dorëhoq dhe hapi rrugën që përfaqësuesja e vendit të tij të nisë një cikël të ri. Emrat e lakuar në media kanë qenë të shumtë, teksa njëri prej tyre ishte edhe Ernest Gjoka, ish-trajneri i Kukësit vjet, tashmë në krye të Vllaznisë.

Por emri më intrigues i tentuar është ai i Sllaven Biliç. Gazeta “Sport Ekspres” shkruan se i është thënë kroatit të shkarkuar së fundmi nga Uest Hemi të marrë drejtimin e Kosovës.

Sigurisht ka pasur një “jo” të prerë, pasi bëhet fjalë për një trajner që drejtoi në Premier Ligë, ndërkohë që në të shkuarën ka drejtuar edhe Kroacinë, apo klube si Beshiktashi, Lokomotiva e Moskës dhe Hajduku i Splitit. Për Biliç ka një interesim edhe nga SHBA-të.

Share: