Interi synon të bëjë një merkato cilësore në verë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit zikaltër janë duke monitoruar situatën e Anxhel Di Marias te PSG.

Sulmues argjentinas është drejt largimit nga skuadra parizene pas dy sezonesh të luajtura aty, teksa menaxheri i tij është duke e shtyrë drejt Interit në Serinë A italiane.

Di Maria është një nga lojtarët më të spikatur vitet e fundit në Europë, teksa ka luajtur në ekipe si Reali i Madridit, Mançester Junajtid dhe PSG. Tashmë argjentinasi duket se është drejt kalimit në Itali pas ndërmjetësimit të Horge Mendez.

Share: