Pavarësisht dëshirës së madhe që Atalanta ka për të blerë përfundimisht kartonin e Etrit Berishës, kjo gjë ende nuk është zyrtarizuar. Portieri shqiptar është i huazuar te Atalanta nga ekipi i Lacios me të drejtë blerje në fund të sezonit, dhe te skuadra aktuale ai i ka bindur të gjithë për aftësitë e tij.

Vetë drejtori sportiv i bergamaskëve, Xhovani Sartori ka konfirmuar se në fund të sezonit do të ulen me homolgët nga Lacio për të arritur një konkluzion. Gjithçka pritet të vendoset brënda datës 15 qershor, teksa Sartori për mediat italiane është shprehur:

Diskutimet e merkatos me Lacion janë të hapura, për shkak të së drejtës të blerjes që mund të ushtrojmë sipas marrëveshjes, deri më datë 15 qershor, për Berishën. Ndoshta edhe më parë.
Në fillimin e muajit qershor, sapo të ketë mbaruar kampionati dhe të jemi njohur me porcionin tonë përfundimtar në klasifikim, do të vendosim se çfarë do të bëjmë dhe në atë pikë, e përsëris dhe e nënvizoj, vetëm në atë moment, me portierin shqiptar dhe klubin lacial, do të fillojë një bisedë ekonomike dhe jo vetëm”,
deklaroi ai për mediat.

Pengesa kryesore për blerjen përfundimtare e Berishës nga Atalanta është shifra prej 7 mln eurosh që kërkohet nga Lacio, ndaj dhe palët duan të ulen dhe të gjejnë një ujdi tjetër mes tyre.

Share: