Irakli Dzaria ka firmosur një kontratë 1.5 vjeçare me ekipin e Kukësit. Në një prononcim për mediat vendase, Dzaria tregon për ekipin e ri dhe ambicjet e tij.

“Firmosa direkt sapo përfundova vizitat mjekësore. Klubi më ofroi një kontratë 1.5 vjeçare dhe ramë dakort” shprehet gjeorgjiani për “1tv.ge”.

“Këtu kushtet janë tepër të mira, rreth 4-5 herë më të mira se në Gjeorgji. Mendoj që do qëndroj vetëm 6 muaj këtu. Qëllimi im është të gjej një kampionat më të fortë me një kontratë akoma më të mirë” mbyll 29-vjeçari që është aktivuzuar dhe me kombëtaren gjeorgjiane.

 

 

Share: