Sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Florin Durmishaj, ka arritur që t’i japë tri pikë skuadrës së tij në një transfertë të vështirë ndaj Panathinaikos.

21-vjeçari shqiptar u aktivizua në minutën e 61-të të takimit, ndërsa 12 minuta më vonë arriti që të shënonte edhe këtë gol, i cili i dha tri pikët skuadrës së tij Panionios.

Në kampionatin grek, aktualisht janë luajtur 13 javë kampionat, ndërsa skuadra ku luan shqiptari Durmishaj aktualisht pozicionohet në vendin e 5-të, me vetëm 7 pikë larg kreut, që mbahet nga Olimpiakos.

Share: