Korabi pretendon të rikthehet në Superiore dhe po mundohet të ndërtojë një ekip konkurrues, edhe pse përgatitjet dibranët i kanë nisur me vonesë dhe ekipi po ribëhet nga fillimi, pasi nga ekipi i vjetshëm kanë qëndruar vetëm disa prej lojtarëve.

Së fundmi Korabi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me dy futbollistë, të cilat luajnë në repartin e mesfushës. Njëri është Enton Allmeta, 27-vjeçari që vjen nga Turbina dhe që ka goxha eksperiencë në të Parën, pasi ka luajtur me Mamurrasin, Tërbunin, Butrintin dhe Burrelin.

Jozeb Çakashvili
Jozeb Çakashvili

Afrimi tjetër vjen nga jashtë vendit. Quhet Jozeb Çakashvili dhe luan si mesfushor. 24-vjeçari ka luajtur në Gjeorgji, Iran dhe Armeni në elitë, por ka pasurt shumë pak hapësira, ndaj kërkon të bëjë një rinisje në karrierën e tij duke u bërë pjesë e Korabit.

Çakashvili është vënën nën urdhrat e trajnerit Ahmataj, që në ditët në vijim do ta ketë skuadrën edhe më të plotë, për të qenë gati për nisjen e kampionatit.

cakashvili-soccerway

Share: