Bylisi vijon të përforcohet në merkato dhe së fundmi ka afruar dy sulmues, pasi trajneri Devolli ia kishte kërkuar diçka të tillë drejtuesve të klubit.

Ballshiotët kanë disa alternativa në këtë repart, por kampionati është i gjatë dhe po bëjnë plane afatgjata, duke afruar lojtarë të rinj për të ndërtuar bazën e një ekipi të fortë për të ardhmen.

Kështu, janë afruar dy vëllezërit Vatnikaj, Jurgeni 21 vjeç, që deri të shtunën ishte në stërvitje me Laçin, si dhe Junildo, prodhim i akademisë së Partizanit.

Vjet me të rinjtë ai ka luajtur në 21 ndeshje me Partizanin U19 dhe ka shënuar 9 gola. Të dy kanë firmosur me Bylisin.

Share: