Vllaznia duhet të rigjejë fitoren dhe për këtë ndaj Lushnjes pritet që të shkarkohen të gjitha bateritë. Një tjetër hap hals do e përkeqësonte akoma më shumë situatën.

Në dyshim për sfidën me verdhejeshilët është mesfushori Arlind Kalaja, i cili u dëmtua në ndeshjen me Skënderbeun. Ndërkohë janë dy mungesat e sigurta për ndeshjen me Lushnjen.

Ardit Krymi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ashtu si Erald Çinari, mungesa të rëndësishme, por që mund të mbulohen.

Për qendrën e mesfushës rikthehet Nuredin Orelesi, ndërkohë që edhe Vucaj tashmë mund të luajë nga minuta e parë. Njëri krah i mesfushës mbulohet nga kapiteni Gilman Lika, ndërkohë në tjetrin nëse nuk kthehet Kalaja mund të aktivizohet një mes Gocajt dhe Ribajt, ose edhe Hajdari.

Share: