Partizani po lufton për titullin kampion dhe është më pranë se kurrë, teksa po rivalizon me Kukësin dhe Skënderbeun, rivalitet që duket se do të shkojë deri në javën e fundit të kampionatit.

Por në skuadrën e kuqe jo të gjithë janë të kënaqur dhe shkak për këtë janë minutat. Kjo është diçka normale, pasi gjithkush kërkon të luajë, siç edhe kërkojnë mesfushori Realdo Fili dhe sulmuesi Methju Bonifejs.

Sipas “Sport Ekspres”, që të dy këta lojtarë e kanë shprehur kërkesën e tyre për të pasur më shumë minuta te stafi teknik, i cili e ka në dorë diçka të tillë.

20-vjeçari fierak është aktivizuar në 18 ndeshje deri më tani, por më së shumti si zëvendësues dhe vetëm në shtatë përballje ka qenë titullar. Ndryshe nga Fili, Bonifejs numëron vetëm gjashtë ndeshje si zëvendësues dhe ende nuk ka mundur të gjejë dot rrugën e rrjetës.

Share: