Skënderbeu këtë verë bëri transferimin e radhës jashtë vendit, teksa shiti për rreth 1 milionë euro Liridon Latifin te Pushkash Akademi, ndërkohë që në janar pritet të ketë lëvizje të tjera.

Pas ndeshjes me Jang Bojsin, mbrojtësi Bajram Jashanica pranoi se në janar ai mund të transferohet jashtë vendit dhe për këtë do të flasë me klubin dhe menaxherin e tij Qormemeti.

Një tjetër lojtar në listën e korçarëve për t’u shitur është Bakari Nimaga, mesfushori që ka rifituar formën më të mirë dhe është paraqitur mirë në Europë. Momentalisht është i dëmtuar dhë do të mungojë në ndeshjet e radhës me Laçin dhe Lushnjen, por klubi po pret ofertën e duhur për të.

Sipas asaj që shkruan gazeta “Sport Ekspres”, 1.5 milionë euro është shuma që Skënderbeu kërkon të përfitojë nga shitja e këtyre dy futbollistëve që po spikasin me ekipin e tyre.

Share: