Erind Resuli, trajneri i Kombëtares së Futsallës ka qenë dje i pranishëm në ndeshjen mes Shkupit dhe Velesit, dhe jo pa arsye.

Në fokusin e tij ka qenë zbulimi i ndonjë elementi për Kombëtaren dhe njëri prej tyre më së shumti e ka bindur atë.

Bëhet fjalë për portierin Berat Jakupi raporton “infosport.mk”, i cili në ndeshjen e djeshme në kampionat ka bërë një paraqitje të mirë dhe e ka bindur trajnerin Resuli.

Veç Jakupit, përshtypje të mira ka lënë edhe sulmuesi Erkan Seferi, teksa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me këta lojtarë, nëse do të ftohen apo jo në Kombëtare, që është edhe një dëshirë e madhe e tyre për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

Share: