Skënderbeu u përpoq të mos dilte pa pikë nga Beogradi, por ky ishte një mision i pamundur për bardhekuqtë e drejtuar nga Ilir Daja. Fillimi ishte i mirë dhe shpresëdhënës, por ndeshja do të zhbllokohej në fund të pjesës së parë.

Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Tosiç përfundoi në rrjetë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për serbët. Në të dytën do të vinte edhe goli i sigurisë, me Tauamba që mposhti për të dytën herë Shehin.

Partizani ishte më lart dhe mund të kishte shënuar edhe më shumë, por portieri durrsak i korçarëve vijon të tregojë një formë të mirë. Kjo humbje thuajse i zeron shpresat korçarëve për të kaluar në turin tjetër.

Europa League, faza e grupeve

E enjte, më 2 nëntor, ora 19:00

Partizani Beogradit  – Skënderbeu  2-0

Shënues: Tosiç 39′, Tauamba 66′

Partizani Beogradit: Stojkoviç, Tauamba, Vuliçeviç, Tosiç (Pantiç 82′), Jankoviç, Jevtoviç, Bilher, Miletiç 26, Mitroviç, Ozegoviç (Radin 74′), Miletiç 73. Trajner: Miroslav Xhukiç. Të gatshëm: Joviçiç, Iliç, Ostojiç, Antonov, Jovanoviç.

Skënderbeu: Shehi, Mici (Aliti 66′), Jashanica, Gavazaj (Nespor 68′), Muzaka, Taku, Vangjeli, Radas, Xhejms, Lilaj, Soue. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtarë: C. Serro, J. Juste, R. Alonso, J. Rodriguez

Kartonë të verdhë: Jevdoviç 44′, Tosiç 52′, MIletiç (nr.73) 71’/ Jashanica 65′

Share: