Bojan Gjorgievski ishte afrimi i parë i Teutës në këtë, ndërkohë që janë bërë edhe dy lëvizje të tjera dhe tashmë grupi nën urdhrat e trajneri Stavri Nica është më i plotë për pjesën e dytë të sezonit futbollistik.

 

bilali

 

Njëri është një njohje e kampionatit tonë: Amir Bilali. Pasi zgjidhi kontratën me Rabotniçkin, ish-mbrojtësi i Bylisit, i formuar si futbollist te Lacio, i është bashkëngjitur Teutës.

 

mustafov

 

Lëvizja tjetër është sërish në mbrojtje dhe bëhet fjalë për Burhan Mustafov. 23-vjeçari luan si mbrojtës në krahun të djathtë dhe vjen nga Pobeda Prilep.

Bilali dhe Mustafov janë zyrtarisht lojtarë të Teutës. Sot, ata kanë firmosur kontratat përkatëse duke qënë futbollistët më të ri të ekipit të Nicës.

Me Bilalin dhe Mustafov, mbrojtja e Teutës është më e fortë.

Share: