Zguro është larguar nga Luftëtari, por klubi nuk ka humbur kohë duke afruar në rolin e tij, 2 lojtarë të tjerë siç citon “Sport Ekspres”.

Të dy në krahun e majtë, të dy brazilianë.

I pari është Marko Aurelio Ribeiro Barbieri. 34 vjeçar, eksperience dhe futbollist që luan gjithë linjën e majtë. Mbrojtës, por edhe mesfushor. Madje një raport i mirë me golin. Kulmet e brazilianit janë Korinthias (kur ishte tepër i ri), Olimpiakos dhe Aris i Selanikut.

luftetari

 

Futbollisti tjetër është Xhekson Ferreira Silverio. Gjithashtu mbrojtës i majtë. 26 vjeçari ka provuar dhe eksperiencën greke, ku ka luajtur për Kalithean dhe Trikalën. Problemi i vetëm i Silverios është fakti që nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që nga shkurti i vitit të kaluar. Luftëtari shpreson që lojtari të ketë një formë të mirë fizike e nëse jo i duhet të punojnë bashkë për t’ja arritur.

 

Share: