Superiorja mbylli dje javën e 14-të, ndërkohë që mesjava risjell takime të tjera, por këtë herë për llogari të Kupës së Shqipërisë.

Një pjesë e ndeshjeve luhen sa për formalitet, pasi çështja e kualifikimit është zgjidhur, por ka edhe përballje të hapura.

Kështu, Vllaznia do tentojë përmbysjen e humbjes 2-0 në kryeqytet me Tiranën, sikurse edhe Luftëtari, që në Ballsh u thye 2-1 nga Bylisi.

Shumë e luftuar pritet të jetë Teuta-Kamza. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar në barazim 1-1. Të gjithë ndeshjet luhen të mërkurën prej orës 13:00.

Kupa e Shqipërisë – Turi i dytë

E mërkurë, më 13 nëntor, ora 13:00

Grupi A
Vllaznia – Tirana (0-2) (SS)
Kukësi – Erzeni (4-1)
Teuta – Kamza (1-1)
Skënderbeu – Besëlidhja (1-0)

Grupi B
Laçi – Lushnja (3-1)
Luftëtari – Bylis (1-2)
Flamurtari – Turbina (6-1)
Partizani – Pogradeci (1-0)

Share: