Shpëtim Duto ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka folur për ndeshjen me Partizanin për llogati të Kupës së Shqipërisë.

Trajneri kryeqytetas mund të pezullohet nga Komisioni i Disiplinës, për shkak të deklaratës së bërë pas ndeshjes me Kukësin. Duro e cilësoi gjyqtarin Eldorian Hamiti një kamikaz dhe nuk tërhiqet nha ajo që ka thënë.

“Nuk kam pasur asnjë dënim në 20 vite karrierë në lidhje me deklaratat e mia për gjyqtarët, por fjalët që kam thënë për Hamitin asnjëherë nuk i tërheq. Nuk është problem gabimi në gjykim, por ai arbitër nuk gjykon rastësisht gjithmonë në ndeshjet tona ndaj Kukësit. Në ndeshjen ndaj Skënderbeut ka pasur një arbitrim shumë profesional nga ana e Koçit, ndërsa arbitri që unë kam akuzuar, ka gabuar gjithmonë në ndeshjet mes Kukësit dhe Flamurtarit. Nuk kam frikë për dënime të tjera, veç nëse më çojnë me burg”, ka thënë Duro për mediat.

Share: