Flamurtari deri më tani ka bërë katër afrime dhe merkato me shumë mundësi është mbyllur, përpos ndonjë surprize të administratorit Idrizi.

Sikurse edhe është njoftuar më herë, sulmuesi Igor Nedeljkoviç, mesfushorët Argjent Gafuri e Muarem Muarem, sikurse edhe mbrojtësi Fisnik Zuka, janë lojtarët që do të jenë në dispozicion të stafit teknik në pjesën e dytë të këtij sezoni.

Së fundmi ka ardhur edhe largimi i parë nga Flamurtari. Mbrojtësi Ivan Jakovljeviç nuk do ta rinovojë kontratën me kuqeblutë, pasi nuk është në planet e stafit teknik.

Trajneri Duro në ndeshjet e fundit nuk e përfshiu në formacion dhe pas një viti bashkëpunimi mes palëve mbyllet. Jakovljeviç ishte ndër më të paguarit, me një pagë mujore prej 4500 eurosh.

Share: