Edhe pse Flamurtari është ende i rrezikuar për rënien nga Kategoria Superiore këtë sezon, trajneri Shpëtim Duro është i qetë madje ka filluar të mendojë edhe për sezonin pasardhës. Trajneri kryeqytetas dëshiron që ta ndërtojë nga e para skuadrën vlonjate, teksa kjo gjë do të fillojë nga stafi teknik.

Mediat maqedonase flasin se Shpëtim Duro është duke kërkuar ish – ndihmësin e tij te Shkëndija, Jeton Beqiri. Aktualisht Beqiri është trajneri i ekipit të 19 vjeçarëve të Shkëndijës, teksa ka bërë një punë vërtet shumë të mirë në këtë skuadër.

Për më tepër, sa herë që ka marrë ekipin e Shkëndijës në drejtim pas largimit të trajnerëve, ai ka patur një ecuri vërtetë fantastike. Tani ku edhe ofertat nga ekipe si Renova apo nga klubet e Superligës nuk mungojnë, është Duro ai që kërkon ta marrë ne Vlorë sipas “infosport.mk”, pasi tekniku kryeqytetas e di se çfarë kapaciteti zotëron Jeton Beqiri.

Por gjithçka mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në fundin e këtij sezoni, ku Flamurtari ka edhe tre finale për të luajtur që të sigurojë mbijetesën në Superiore.

Share: