Kristian Panuçi dhe Luigji De Kanio janë dy kandidaturat për të marrë drejtimin e Shqipërisë dhe Supersport shkruan se javën e ardhshme do të mësohet se cilin prej tyre do të zgjedhë presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

De Kanio shihet si më i favorizuar prej eksperiencës, por mbetet për t’u zbuluar emri i atij që do pasojë Xhani De Biazin.

Lista ka qenë mjaft e gjatë, teksa ka pasur edhe emra të tillë si Klarens Sedorf, por holandezi, ashtu si Valter Zenga tashmë kanë rënë si mundësi dhe do zgjidhet mes Panuçit dhe De Kanios.

Share: