Lauren Ismailaj ëshët afrimi i radhës te Drita e Gjilanit, teksa mesfushori i avancuar i Partizanit ka nënshkruar dhe është prezantuar ditën e sotmen.

Prej ditësh ai kishte arritur marrëveshjes, por vetëm sot është mbyllur gjithçka, kur së bashku me menaxherin e tij Denis Cani, ai ka nënshkruar kontratën e re.

Partizani e la të lirë të riun, që kërkon të tregojë vlerat e tij në Vala Superliga e Kosovës. Për Ismailajn është fillimi i një etape të re në karrierë.

Share: