Haxhi Neziraj është transferuar te Drita. 24-vjeçari i lindur në Zvicër, ka arritur akordin me klubin nga Gjilani. Mesfushori ofensiv ishte pjesë e Flamurtarit, ndërsa më parë ka luajtur dhe me Lucernen, Uohlen dhe Shaf’hauzen. Drita njoftoi marrëveshjen me anë të një postimi në faqen e klubit. Një goditje e mirë e Dritës, e cila me Nezirajn përforcon fazën ofensive të ekipit.

 

neziraj

neziraj

 

Argjend Mustafa është rikthyer në shtëpi. Ish-mesfushori i Kamzës ka arritur akordin me Vushtrinë dhe do vazhdojë karrierën me ekipin e qytetit. 25-vjeçari ka shkëlqyer me Besën dhe me Laçin. Me këta të fundit, Mustafa fitoi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën në sezonin 2015-2016. Tashmë ai do kontribojë për të rikthyer Vushtrinë në elitën e futbollit të Kosovës.

mustafa

Share: